Qyteti i pavarisë mirëpret 28 vajzat me emrin Vlora

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qyteti I Vlorës për herë të parë, ka pritur plot 28-vajza që mbajnë ëmrin e këtij qytetit historik VLORA.

Sheshi i  Flamurit, fshati Kaninë por dhe ambjente të tjera të qytetit kanë qenë  pjese e viztes se 28-vajzave Vlora. Me e vogla vetem gjashte muajshe mban pikerisht emrin Vlora.  Rrugëtimi I tyre nisi nga bashkia e qytetit bregdetar,për të vijuar me vizita në shehin historik të flamurit dhe fshatin Kaninë.

Vajzat kanë shijuar peisazhin e mrekullueshëm që ofron qyteti I të cilit ato I kanë marrë emrin Vlorës.Vizata e vajzave në këtë qytet përkon pikërisht me aktivitetet për festën e pavarisë. Vajzat kanë vizituar dhë varrin e Ismail Qemalit, ku dhe kanë vendosur kurora me lule.

Jo pa qellim jane zgjedhur pikërisht 28 vajza me emrin Vlora,si një simbolike edhe për 28 nëntorin ,festën e pavarësisë se vendit, pikërisht në qytetin e Pavarësisë.

Te shoqëruara edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi,vajzat vijnë për herë të parë në Vlorë. Jo vetëm vizitë, per te njohur nga afër vendit historik të qytetin, apo shijuar peisazhet e mrekulluehsjme që ofron Vlora, por edhe kercime, me muziken shqiptare dhe shume foto. 28 Vlorat e kosovës, në qytetin e pavarësise për të parë nga afër emrin e qytetit që 28 vajzat kosovare mbajnë.

Zjarr Tv Ad