Opozita vijon “traditën”, hedhin tymuese edhe jashtë ambienteve të Kryesisë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç ka ndodhur për javë të tëra gjatë seancave plenare në Kuvend, opozita ka vijuar aksionin e saj, ditën e sotme (18 dhjetor) para Kryesisë së Kuvendit.

Gjatë kohës, kur eksponentë të ndryshëm të PD -së po mbajnë fjalën e tyre në podiumin e ngritur para Kryesisë, në turmë është parë të ndizen tymuese ngjyrë blu.

Ndërkohë, në ambientet e brendshme të Kryesisë, po mbahet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, me kërkesë të SPAK për arrestimin e tij.

Zjarr Tv Ad