OSBE zbardh prapaskenat e zgjedhjeve/ Shitje votash, mediat e kapura, skandal me të dhënat!

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raporti paraprak i OSBE/ODHIR që u prezantua nga vëzhguesit e misionit ndërkombëtar ka prekur disa nga pikat më kryesore që kërkon një proces zgjedhor për t’u konsideruar i lirë dhe i ndershëm. Duke nisur nga shit-blerja e votës, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mediat e kapura dhe gazetarët e korruptuar e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për fushatën e Partisë Socialiste. Ndonëse këto fenomene nuk janë të panjohura, vlen të lexohet si janë parë ato nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

RAPORTI  I OSCE/ODIHR THOTE:

1-Votat u blenë nga partia në pushtet

2- U përdorën masivisht mjetet shtetërore në shërbim të partisë në pushtet

3- Ministrat përdorën mjetet e shtetit në fushatë

4-Pati punësim masiv në kundërshtim me ligjin, në prag të zgjedhjeve

5- U keqpërdorën të dhënat personale nga partia-shtet

6- U ndryshua Kushtetuta në mënyrë anti-ligjore, të përshpejtuar, antidemokratike, në kundërshtim me rekomandimet e komisionit t Venecias

7- Pati zhvendosje të listave të zgjedhësve

8- U kapën në mënyrë masive mediat nga qeveria e partisë në pushtet

9- Partia në pushtet gëzoi 15 për qind më shumë mbulim mediatik, falë parasë së madhe të hedhur në tregun mediatik

10- Ka prishje masive të qëllimshme të fletëvotimeve të cilat do të prodhonin 6 mandate për opozitën.

Zjarr Tv Ad