‘Ose në Ballkanin e Hapur, ose në luftë’/ Mediat serbe vlerësojnë qëndrimin e Ramës

0
430
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat serbe kanë vlerësuar qëndrimet e Edi Ramës në lidhje me tensionet në Kosovë.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës, dukshëm në qasje pozitive ndaj Aleksandër Vuçiç kanë entuziazmuar mediat serbe.

Ata i kanë bërë jehonë qëndrimeve të Edi Ramës, i cili tha se vetëm anëtarësimi në nismën e Vuçiçit, ‘Ballkani i Hapur’ mund të shmangë një përplasje ushtarake në Ballkan.

‘Kryeministri shqiptar theksoi se Prishtina mori vendimin e duhur duke zbatuar reciprocitetin dhe më pas e shtyu atë për 30 ditë dhe shtoi se në situata të tilla Kosova ka dy opsione, njëra është kthimi tek lufta dhe tjetra të ulen dhe të pranojnë ‘Ballkanin e Hapur’, shkruan Kurir.rs.

Rama ka shtuar se marrëdhënia e tij miqësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e pengon atë në deklaratat e tij.

‘Serbia është këtu, Kosova është këtu, nuk po shkon askund’, tha Rama, shkruan Kurir./syri.net

Zjarr Tv Ad