OSHE që bën tendera pafund nuk çon dot një transformator në Valbonë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

Valbona eshte nje nga zonat me te bukura turistike te Shqiperise. Ka tre hidrocentrale, qe prodhojne sasi te konsiderueshme energjie per Shqiperine. Por ne Valbone nuk ka energji. Pra, shteti te rremben pasurine tende lokale dhe ty te privon nga ajo.

Shumicen e diteve ne Valbone nuk nuk ka energji fare, njesoj si ne Mesjete. Atehere kur ka energji, tensioni eshte 160 volt dhe shkaterron cdo pajisje te mundshme. Domethene praktikisht aty nuk ka energji gjithe kohen.

Kryeministri ka nje dobesi te vecante per turizmin. Nuk ka lene restorant dhe kioske, qe hapet neper Shqiperi pa e promovuar tek faqja e tij. Dhe shume mire ben.

Ne Valbone, nje kompani shqiptare ka bere nje investim te jashtezakonshem turistik me vlere disa milione euro. Sipermarrje e mirefillte, jo nga keta strategjiket e qeverise, qe rrembejne asete publike falas. Por edhe pse ka investuar miliona euro, biznesi nuk e shfrytezon dot hotelin sepse nuk ka energji.

Po si ka mundesi, qe OSHEE-ja ben tendera pafund, por nuk con dot nje transformator dhe 100 meter kabell ne Valbone? Po mire qe nuk nuk e bejne vete, por as nuk i lejojne bizneset te lidhen me shpenzimet e tyre tek burimi i energjise.

Nje hotel ne Valbone, puneson direkt dhe indirekt disa familje, duke gjalleruar komunitetin dhe duke ndalur sadopak shpopullimin e vendit. Por qeveria nuk mendon kaq gjate. Ose me sakte, nuk do te mendoje keshtu.

Veriu nuk ka vota per qeverine. Dhe meqe nuk ka vota hajde t’i mbysim si zona, qe njerezit te marrin arratine. Bizneset qe guxojne te investojne, i falimentojme dhe ja ku u zgjidh puna.

Sa vizionar duhet te jesh qe te lesh nje nga zonat me te bukura turistike te vendit pa energji? Per nje investim te paperfillshem, qe kerkohet aty.

Zjarr Tv Ad