Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, që të japë dorëheqjen nga pozicioni i saj.
Sipas medieve në Kosovë mësohet se në këmbim ajo do t’i ofrojë asaj mirënjohje publike.
Mirëpo Daka ka refuzuar që të japë dorëheqjen nga posti i saj.
“Presidentja Osmani, në këmbim të dorëheqjes, kryetares së KQZ-së, Daka, i ofroi mirënjohje publikisht për punën e saj. Kryetarja e KQZ-së e refuzoi duke i thënë se e ka kryer detyrën në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, raportojnë mediet.
Deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga Daka dhe as nga zyra e saj në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu, as zyra e Presidentes Osmani nuk ka konfimuar këto informacione.
Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka e udhëheq Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nga qershori i vitit 2010.