Osmani: Të mos lejohet të vendosen kritere shtesë për vizat

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rëndësishme që shtetet e Bashkimit Evropian të respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian, sa i përket liberalizimit të vizave, dhe “të mos lejohet në asnjë mënyrë që të vendosen kritere shtesë”.

Këto komente Osmani i bëri gjatë takimeve që zhvilloi sot me ambasadorët e akredituar në Prishtinë nga Gjermania, Italia dhe Sllovenia, të cilëve u kërkoi përkrahje në procesin e liberalizimit të vizave.

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës, Osmani tha se vendosja e kritereve shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën “do të ndikonte në mohimin e një të drejte të qytetarëve tanë dhe do ta lëndonte kredibilitetin e BE-së”.

Osmani ka biseduar me ambasadorët e këtyre tri shteteve për zhvillimet politike që kanë dalë pas takimit të 13 shtatorit të grupit punues për vizat të Këshillit Evropian.

Në këtë takim, besohet se zyrtarët francezë kanë kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me sistemin ETIAS. Kjo gjë është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

Zjarr Tv Ad