Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ylli i futbollit gjerman me origjinë turke Mesut Ozil u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, në aeroportin “Ataturk” në Stamboll. Gjatë takimit të tyre, Ozil, i shoqëruar nga e fejuara e tij Amine Gulse, i dha Erdoganit një ftesë për dasmën e tyre. Ozil dhe Gulse, një aktore dhe modele turke, u fejuan në janar të këtij viti. Takimi i fundit i mesfushorit të Arsenalit me Erdoganin tërhoqi një valë sulmesh raciste kundër tij në prag të Kupës Botërore të vitit të kaluar në Rusi. Pas humbjes së dëshpëruar të Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Ozil u akuzua si fajtor nga tifozët gjermanë dhe si pasojë ai nuk është pjesë e kombëtares së Joachim Low.