“Pa dosjen time por nuk gjeti gjë, e bëri për interesa…”/ Ish-deputeti flet për përplasjen me Bujar Nishanin: President i papërgjegjshëm, solli katastrofa

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkrimtari, poeti dhe ish-deputeti Visar Zhiti ka kujtuar përplasjen që ka pasur disa vite më parë me ish-Presidentin Bujar Nishanin. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, Zhiti është shprehur se ish-Presidenti e dinte mirë se ato që thoshte për shkrimtarin nuk ishin të vërteta.

Sipas Zhitit, ai është sulmuar padrejtësisht nga njerëz me poste të padrejta. Më tej, ish deputeti i referohet dosjes së tij, të cilin e siguroi Bujar Nishani duke u shprehur se e përdori për arsye oligarkike.

Zhiti e cilësoi Nishanin si një president të papërgjegjshëm dhe se në vend solli dhe katastrofa të tjera që nuk lidheshin personalisht me të, por vazhdojnë ende.

Në vitin 2017, Bujar Nishani në postin e Presidentit refuzoi ta dekretonte Zhitin si ambasador në selinë e Shenjtë të Vatikanit, me pretendimin se ka marrë një informacion dhe dëshmi nga një ish-i përndjekur politik i cili e akuzonte shkrimtarin si bashkëpunëtor të administratës së burgut të Spaçit.

Pyetje: Kur ju përmenda momente të komplikuara, të vështira, që mund të jeni ndjerë të rrëzuar… kanë qenë ato momente që keni kaluar, kam parasysh këtu edhe debatet e fuqishme, ku ju u përfshitë…

Zhiti: Kam qenë i sulmuar në mënyrë të padrejtë, nga njerëz të padrejtë, në poste të padrejta.

Pyetje: E keni fjalën këtu për z. Nishani?

Zhiti: Po, më vjen mirë që kuptohet.

Pyetje: Çfarë ka mbetur nga ai debat dhe sa ndikoi që ju të iknit përfundimisht?

Zhiti: Nuk po them se i nënvleftësoj këto dhe se nuk pyes prej tyre. Brendësinë dhe thellësinë time nuk e kanë cënuar, unë e di të vërtetën time. Nëse them diçka apo bëj një letër, e bëj që ta shohin të tjerët. Por më trondit klima. Ish-Presidenti e dinte shumë mirë që unë nuk isha ajo që po thoshte ai, e dinte shumë mirë, sepse kërkoi dosjen time dhe mua ma dhanë informacionin, dhe atij ju tha se ky njeri nuk ka asgjë të errët në dosjen e tij. Ai e dinte dhe i duhej të më sulmonte për interesa oligarkike të tijat, që ja mundësonte posti. Shpërdorimi i postit, i fjalës, i tjetrit, ishte diçka që aq sa më vrau mua, vrau qytetarinë, vrau një të vërtetë. Si ka mundësi që një njeri që duhet të jetë në një detyrë aq të lartë, gjithëpërfshirëse e përbashkuese, shkon dhe sulmon në mënyrë të padrejtë një njeri që vjen nga burgjet, që në fund të fundit ai ishte President i atij sistemi që u ëndërrua nga burgjet, që u projektua si psherëtimë apo klithmë në ato burgje. Ky njeri, që ishte oficer i diktaturës së atij burgu, që fati e sjell padrejtësisht të bëhet President, në vend që të jetë mirënjohës kohës dhe atyre të burgosurve, që ulëritën për këtë sistemi, ngrihet kundër njërit prej tyre.

Pyetje: Nëse do të ishte një President tjetër në detyrë, do të ishte ndryshe për ju?

Zhiti: Besoj ndryshe, sepse ajo lidhej dhe atje ku ishte kapur ai. Unë dhe i di ca gjëra, ashtu siç nuk i di shumë gjëra, edhe i di. Kjo është shumë vetja, sepse nuk pati përgjegjshmërinë që aty është President jo i vetes së tij, por i Shqipërisë. Duke mos pasur një ndërgjegjësim të tillë, ai solli dhe katastrofa të tjera, që s’patën lidhje me mua, dhe që vazhdojnë. Më vjen keq që hyra në këtë bisedë, e di që do pendohem.

Pyetje: Nishani sot është kontestuesi numër një i z. Basha dhe mbështetësi numër një i z. Berisha…

Zhiti: Kjo dëmton. Në lëvizjet ku mund të jetë ai, jam i mendimit se ato janë të dëmtuara. Së pari, dëmton demokracinë e Shqipërisë. Demokracia e bërë me armiqtë e demokracisë, është e pabesueshme dhe e dështuar.

Zjarr Tv Ad