Pa “e prishur terezinë” hodhi mbeturinat nga xhami i makinës, gjobitet shoferi në Fier

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një drejtues automjeti në Fier është gjobitur me 25 mijë lekë të reja nga policia rrugore, pasi ka hedhur sende nga mjeti teksa po udhëtonte.

Në videon e publikuar nga Policia, ai shihet duke hedhur letra nga makina, veprim ky i cili sipas Kodit Rrugor dënohet me gjobë.

“Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë.

Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.

Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!”, njofton Policia.

Zjarr Tv Ad