Padi kundër Fondacionit Donald J. Trump

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fondacioni bamirës i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka pranuar dakord të shpërbëhet nën mbikëqyrjen e gjykatës, duke zgjidhur pjesërisht një padi të shtetit të Nju Jorkut, që pretendon se Trump e ka keqpërdorur atë për të ndihmuar fushatën e tij presidenciale në 2016-ën, dhe bizneset e tij, tha të martën avokati i shtetit.

Marrëveshja, e cila duhet të miratohet nga një gjykatës shtetëror i Nju Jorkut, do t’i jepte Prokurores së Përgjithshme të Shtetit, Barbara Underwood, fuqinë për të vëzhguar bamirësitë që marrin asetet e mbetura të fondacionit.

Underwood tha në një deklaratë se fondacioni kishte shërbyer si “pak më shumë se një bllok çeqesh, për t’i shërbyer interesave të biznesit dhe interesave të zotit Trump” dhe e quajti marrëveshjen “një fitore të rëndësishme për sundimin e ligjit”.

Alan Futerfas, një avokat për Trumps, u përgjigj në një deklaratë se padia kishte vonuar planin e fondacionit për t’u shpërndarë, pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA në nëntor 2016.

Zjarr Tv Ad