Padia e Kushit pas daljes së tezave të provimit, reagon Vokshi: E mirëpres, shihemi në gjykatë!

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ministrja e Arsimit Evis Kushi se do ta padiste në gjykatë lidhur me një lajmin e publikimit të tezave të provimit për vlerësuesit parauniversitar.

Vokshi tha se priste një reagim tjetër nga ana e Kushit, por në këtë rast e mirëpriste padinë e saj dhe se tezat e provimit do t’i dorëzonte në gjykatë.

Reagimi i deputetes së PD, Albana Vokshi:

Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë.

E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës…

Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë cdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.

Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit.

Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.

Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë.

Shihemi në gjykatë

Zjarr Tv Ad