“Fake news”, Edona Bilali i përgjigjet Berishës: Hodhe gur padrejtësisht, por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang”

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali i është përgjigjur Sali Berishës, i cili hodhi akuza ndaj saj për korrupsion

Berisha tha se Bilali ka dhënë një grant prej 50 milionë lekësh, në kuadër të fondeve për inovacionin, ndërsa ministrja të gjitha akuzat e hedhura ndaj saj i përgënjeshtron duke i quajtur “lajme të rreme”.

“Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje!

More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!” shkruan Bilali ndër të tjera.

E plotë:

PËRGËNJESHTRIM:

Nuk është hera e parë që mjeshtri i FAKE NEËS, deputeti Sali Berisha, shkruan diçka të rremë, thjesht tani qenka radha ime.

SHKURT DHE SHQIP:

Hera e parë që pozicioni im i punës ka parashikuar sekretare është ai në pozicionin e Ministrit. EDHE KËTU KAM MBAJTUR PERSONIN QË E USHTRONTE KËTË DETYRË QË NË KOHËN E PARAARDHËSIT TIM!

Në shoqërinë që përmendet, NUK KAM PUNUAR ASNJËHERË! NGATËRRON (ME OSE PA QËLLIM) EMRAT E SHOQËRIVE! Rrjedhimisht, çdo gjë që thoni për personin në fjalë nuk është e vërtetë!

E fundit! Kësaj skeme mbështetëse nuk ke asgjë çfarë t’i komentosh! As ti dhe as soji yt që shpifjen e kanë përditshmëri dhe kryefjalë të ditës!

Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje!

More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!

Zjarr Tv Ad