Aksion kundër lojrave të fatit, goditen dy raste në Berat dhe një në Durrës, arrestohen 2 persona

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka zhvilluar një aksion kundër lojrave të fatit, ku janë goditur dy raste në Berat dhe një në Durrës.

Bëhet me dije se në Durrës ka rënë në pranga një 19-vjeçar. 19-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular.

Ndërsa në Berat u arrestua 1 person dhe u proceduan penalisht tre të tjerë për lojrat e fatit.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vinte baste sportive, nëpërmjet celularit, në lokalin në pronësi të tij, vihet në pranga 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:

-B. G., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

19-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular.

Aparati celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe tableta.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.

Zjarr Tv Ad