Rudina Hajdari tregon raportin që ka me ish-bashkëshortin pas ndarjes: Kemi një marrëdhënie…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Rudina Hajdari pranoi edhe një herë publikisht se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, teksa ka treguar edhe raportin që ka me të.

Ajo tha se jetesa e tij në SHBA dhe e saj në Shqipëri ka bërë të vështirë martesën, teksa është shprehur se me ish-bashkëshortin ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, për t’i dhënë sa më shumë dashuri vajzës së saj.

“Ne jemi munduar që ajo të ndjehet që familja e saj është e plotë. Ne i japim shumë dashuri. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, në kuptimin që jemi njohur shumë të rinj. Jemi totalisht të dedikuar që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë, por realiteti është që ne jemi të ndarë. Ai jeton në Amerikë dhe unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tonë”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad