Shpeshherë dëgjojmë për qytetarë që ankohen për kompanitë e sigurimeve. Dikush pretendon për mospagim e dikush tjetër për pagim jo konform dëmit të pësuar.
SIGAL UNIQA ka qënë iniciatore e ndryshimeve të mëdha në këtë drejtim, pasi dikush nuk e kuptonte, dikuj nuk i intersonte dhe plot faktorë të tjerë.
U deshën plot 10 vite që operatorët e tregut dhe vetë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare të kuptonin thelbin e kësaj levizjeje që në fund te fundit është ne interesin e vetë klientëve.
Në rastet kur përfituesi, i siguruar, dëmtohet nga një i pasiguruar, i paidentifikuar apo që udhëton në shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, ai vjen në kompaninë ku është i siguruar dhe paguhet drejtpërdrejtë nga kompania. Më parë këto dëme trajtoheshin nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve si fond kompesimi.
Kështu vepron sot edhe SIGAL UNIQA Group Austria.
Çdo klient përfitues, i siguruar në kompaninë në fjalë, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.
Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.
Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.
Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:
• Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
• Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
• Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
• Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
• Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
• Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.
Raporti i AMF: SIGAL UNIQA “rrëmben” sërish besimin e qytetarëve
Pak ditë më parë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-mars të vitit 2022.
Sipas AMF, tregu i sigurimeve ka pësuar rritje prej 5.97%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa shifrat e raportuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë edhe një herë se SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania më e besuar nga shqiptarët në të gjitha klasat e sigurimeve.
Sipas raportit në fjalë, SIGAL UNIQA del në pah si kompania e sigurimit që paguan më shumë dëme te qytetarët, duke zenë pjesën dominuese të tregut.
Disa prej arsyeve pse SIGAL ndodhet në këto nivele që prej 23 vjetësh janë korrektësia, serioziteti dhe pagimi i dëmeve në kohë për klientët e saj.
23 VJET SIGAL, 23 VJET HISTORI SUKSESI
SIGAL u themelua në shkurt të vitit 1999 duke i hapur kështu rrugë tregut privat të sigurimeve në Shqipëri ndërsa që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron rreth 87% të aksioneve të kompanisë.
Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.
Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.
Por nëse ka një kompani sigurimi, e cila bën diferencën në këtë drejtim, ajo është SIGAL UNIQA Group Austria, më e madhja në Shqipëri dhe rajon dhe pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”.
Kjo vërtetohet jo vetëm nga raportet të përmuajshme të AMF-së por edhe nga mbi 1 milionë klientë të SIGAL. Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa pas tërmeteve të vitit 2019 mbi 10 milionë euro.
Por përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi, pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.
Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.