Pajisja i njeh me vështirësi gishtin, Sali Berisha voton me familjen: Ftoj shqiptarët të mos përsërisin gabimin e kaluar

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë bashkë me familjen e tij, shkruan neësbomb.al. Ai shoqërohej nga Zonja Liri Berisha, djali Shkëlzeni me partneren e tij dhe vajza Argita Berisha, me dhëndrin Jamarbër Malltezi.

Ashtu si në pjesën më të madhe të qendrave të votimit në vend, edhe në Tiranë pajisja e votimit i ka njohur me vështirësi shenjën e gishtit ish-kryeministrit Berisha dhe zonjës së tij. Pas disa tentativa me disa gishtërinj, më në fund ata kanë marrë “dritën jeshile”.

Sali Berisha shkon ne qendren e votimit bashke me familjen
“Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh, ndaj le t’u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar”, u shpreh Sali Berisha.

I pyetur në lidhje me problemet me pajisjet e identifikimit elektronik, ish-kryeministri ka folur për “hakera qeveritarë”, ndërsa për Policinë e Shtetit shtoi “Nëse i bini numrit të Policisë, ai nuk përgjigjet më. Ka marrë pushim sot Policia.”

Zjarr Tv Ad