“Pakënaqësia ndaj qeverisë është masive”/ Akademiku Artan Fuga analizon situatën: Politika në nivelin më të ulët! Drejtësia e ngadaltë për goditjen e korrupsionit

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga ka bërë një analizë të situatës politike në vendin tonë. Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë është rritur masivisht.

Në një intervistë për News24, Fuga u shpreh se politika është në nivelin më të ulët, duke e ilustruar me diskursin e përdorur nga aktorët politik në vend. Fuga tha se si opozita ashtu dhe mazhoranca, kanë rënë në nivelin e akuzave se kush është më shumë i korruptuar dhe kriminel.

Një tjetër ndikim tek qytetarët për pakënaqësinë është dhe avancimi i organeve të drejtësisë për të goditur në themel korrupsionin në vend.

“Të gjithë presin se çfarë zgjidhjesh dhe përgjigje do japi për këto denoncime, Prokuroria, SPAK dhe gjykata. Një sistem drejtësie që ka problematika të shumta në besueshmërinë e opinionit. Qytetari masiv është duke thënë se mos vallë e gjithë politika këtu është e korruptuar dhe kemi një betejë mes të korruptuarve. Kjo është një nga pasojat më dramatike të këtij vendi.

Se çfarë mbajnë dosjet, sigurisht janë organet që vendosin. Ne shohim se këto organe avancojnë shumë ngadalë. Ka njerëz që janë të kërkuar por nuk gjenden dot. Janë në kërkim persona si ato të inceneratorëve. Situata është në një besueshmëri minimale për politikën.

Njerëzit nuk janë kthyer në apatikë. Janë njësoj siç duhet të jenë. Përpara kësaj gjendje kaotike, përpara kësaj situate, politika është zhytur në nivelin më të ulët të saj. Është në debatin kush është hajduti dhe i korruptuari më pak. Mos mendoni që ata shqiptarë që ikin me mijëra, ata bëjnë një veprim që skanë lidhje me këtë. Nuk është çështja ekonomike ajo që çon në emigracionin. Kush ikën, cili është shkaku që ikin. Është mungesa e besimit ndaj qeverisjes por edhe politikës në rradhë të dytë.

Ata që qëndrojnë kanë një moment shumë të rëndësishëm për të shprehur në vullnetin e tyre. Të shkojnë në votime, të mos shesin votën. E treta, ajo që ju thoni, unë e kam thënë dhe i qëndroj idesë që pakënaqësia ndaj qeverisjes është masive. Nuk mund të mos bisedosh me dikë dhe të mos të thotë për pakënaqësitë për qeverisjen, rritjen e çmimeve, pasurimin e politikanëve, menaxhimin e parasë publike që shpërdorohet.

Unë nuk e di se kush vodhi dhe çfarë, por që ka shpërdorim të parasë publike. Sa njeriu i pakënaqur kthehet në njeri aktiv, është çështje tjetër. Kjo kërkon besim në një alternativ që është ndryshe nga qeverisjes. Për shumë faktorë, qytetari ka nevojë të ketë deficit pakënaqësie tek qeverisja” – tha Fuga.

Zjarr Tv Ad