Kryeministri Edi Rama ka formuar tashmë një rubrikë të re në rrjetin social Facebook, teksa u përgjigjet disa prej komentuesëve që shprehin ankesa apo pakënaqësi kundrejt qeverisë aktuale.
Ditën e sotme Rama vendosi tí kthejë përgjigje një komentuesi, i cili edhe pse i lumtur me punën e përgjitshme të qeverisë, i kishte kërkuar kryeministrit t’i kushtonte një vëmendje më të madhe pensionistëve dhe ujit të pishëm në vend.
“Të lumtur zoti kryeministër , avash po e rregullon Shqipërinë. Por me ujin e pijshëm dhe pensionet nuk po punon mirë. Vendosi një vëmendje më të madhe këtu dy çështjeve kryesore për popullin dhe pensinistët, respektoi më shumë,” kishte shkruar komentuesi.
Ndërkohë Edi Rama i është përgjigjur se qeveria e tij është e vetja që ka arritur të të rrisë pensionet deri në këtë vlerë si dhe është e vetmja qeveri që ka arritur të ofrojë për pensionistët dy bonuse në vit, për vitin e ri dhe risia, bonusi i pranverës.
Ndër të tjera Rama nuk ka lënë pa ironizuar dhe kundërshtarët e tij politik, teksa thotë se e vetmja që ata kanë arritur t’i premtojnë popullit, janë qilima fluturues për pensionistët si Sudja dhe Xhaferri”.
Kryeministri e mbyll videon duke thënë se Shqipëria nuk ka patur kurrë qeveri më të mirë dhe as nuk do të gjejë as për 10 vitet e ardhshme, sesa kjo e drejtuar nga vetë ai.
Regimi i Edi Ramës:
E mira nuk ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë tyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit nuk lahet kurrë.
Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit të ketë një pension të konsiderueshëm më të lartë se kush ka dalë më parë, është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për vitin e ri dhe do t’u japë për herë të parë një bonus të dytë në pranverë dhe do të mbajë dy bonuse në vijim. Këto janë fakte, kujdesin e vazhdueshëm të pensionistëve me të cilët ne do ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja tani më e pandalshme e ekonomisë.
Të tjerët ata që nuk kanë, as nuk do kenë asgjë në dorë që nga një katran i madh ..te ca katranë të vegjël të pacipë dhe pa nishan ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, qilima si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe të Xhaferrit. Por mos ta harrojë askush dhe shumë pensionistë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li e dyta e dinë aritmetikën me mirë se sa lulateri dhe e treta e kanë më të qartë se kush do tjetër se ne nuk jemi më të mirët dhe më të mirë se ne ky vend as nuk ka pasur as nuk gjen dot dhe për 10 vite të mira pa diskutim.