Paketa anti-krizë, Qeveria: Pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuar do indeksohen për herë të dytë! Dyfishohet përkrahja për gratë kryfamiljare me dy fëmijë

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rama tha se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

“Dua të jem i përmbledhur se do kemi kohë dhe ditë për të shpjeguar në detaje. Ministret janë këtu me mua pë të detajuar pjesë të caktuara të kësaj pakete. Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme. Jo e përkohshme e shtrirë në një dy apo tre muaj.

Që do të thotë se e kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është e një natyre të paparishikueshme në kohë. Do u japim njerëzve tanë një mbështetje të qëndrueshme duke ndërhyrë në një sërë drejtimesh. Do të thotë për shembull për pensionet. Indeksohen zakonisht një herë në vit në muajin prill. Këtë vit janë indeksuar në këtë muaj duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit.

Për herë të parë do të riindeksohen. DO të kemi riindeksim të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indkesiomi i përparshëm por në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuara. Do të ketë një indeksim 7.5%. Do të rrisim edhe njëherë me 10% ndihmën ekonomike ndërkohë që do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad