Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti Demokrat Agron Gjekmarkaj tha në “Now me Erla Mëhillin” se ai vetë ka biseduar me ambasadorin britanik për të të çuar drejt një zgjidhje një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës.
Sipas tij me gjithë angazhimin e ambasadorit, marrëveshja ende nuk është arritur, ndërsa shtoi se kryeministri Rama mund të bëjë që ajo të dështojë.
“Unë kam takuar për këtë çështje personalisht, dhe e falenderoj, ambasadorin britanik i cili u angazhua maksimalisht për ta çuar drejt një zgjidhje një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës e cila ende nuk është finalizuar, sepse Edi Rama mund ta dështojë. Është kredibilitet për opozitën, por më shumë se kredibilitet për opozitën është shqetësim për standardet e jetës politike”,-tha Gjekmarkaj.