Pakujdesi e qytetarëve apo papërgjegjshmëri e qeverisjes?

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“ Dhe zyrtarisht çelet sezoni i mbytjeve në plazhet tona edhe këtë verë.”

Ky është 18-vjeçari që u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Durrësit. Një i ri 18 vjeçar, i cili hyri në det për të shpëtuar të vëllain dhe shokun e tij,pasi mungonte roja bregdetare. Anri Kashiku ia doli të shpëtonte dy të miturit të cilëve iu rrezikua jeta,por nuk mundi të shpëtonte jetën e tij.

Kudo nëpër rrjetet sociale pamë këto dy ditë postime ngushëlluese nga krerët e lartë të vendit dhe përdorimin e epitetit “hero” për të riun që humbi jetën. Por a ishte vërtet hero apo ishte një fatkeqë të cilit iu ndërpren ëndërrat në mes të rrugës nga pakujdesia e institucioneve vendore?

Statistikat në tre vitet e fundit tregojnë se raste të tilla janë të pranishme pothuajse çdo vit në sezonin veror në bregdetet shqiptare. Në vitin 2019 rreth 22 persona kanë humbur jetën për shkak të mbytjes në det,  19 persona kanë humbur jetën në vitin 2020 dhe rreth 20 persona në vitin 2021.

Ajo që duhet thënë dhe bërtitur  ka të bëjë me pasigurinë gjithnjë e në rritje të pushuesve, për shkak të mosfunksionimit të strukturave të ndërhyrjes.

Shqipëria ka një ligj të posaçëm Nr. 8875/ datë 04.04.2002 ,ndryshuar me ligjin Nr. 9788/ datë 19.07.2007 . Ky ligj ka qëllim “Krijimin e Rojes Bregdetare për zbatimin e ligjëshmërisë në det.  Sipas këtij ligji me “Roje Bregdetare” nënkuptohet struktura,sistemi i vrojtimit të hapësirës detare,personeli mjetet (anije dhe helikopterë). Kjo strukturë është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në nenin 5 të këtij ligji janë përcaktuar saktësisht detyrat e Rojes Bregdetare. Ai ka për detyrë të zbatojë legjislacionin shqiptar dhe aktet e normat e së drejtës ndërkombëtare, të pranuara nga Republika e Shqipërisë, në hapësirën detare shqiptare; të japë asistencë për sigurimin e lundrimit detar dhe sigurimin e jetës në det, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë bën pjesë.

Ky ligj siç shihet është thjesht i zbatueshëm në teori,se në praktik nuk zbatohet gjëkund. Në bregdetet shqiptare janë të pranishme vetëm kullat vrojtuese,të cilat rrinë bosh. Dhe në rastet kur ka roje bregdetare,ata nuk janë të pajisur me pajisjet e nevojshme për të shpëtuar jetët që rrezikohen .

Roja bregdetare ekziston me ligj,por nuk vepron për të shpëtuar pushuesit.

Nëse ky ligj do të kishte shfaqur efiçencë,do të kishim shumë pak viktima gjatë sezonit të verës.

Zjarr Tv Ad