“Palaço”, Bardhi përplaset ashpër me Felajn: Familje hajdutësh, gjobaxhie! Gore, mbylle gojën! S’duhet të ishe aty, je pjesë e dosjes së SPAK!

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debat i ashpër mes deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi dhe socialistet Ermonela Felaj pasi kjo e fundit iu drejtuar kreut të grupit të PD duke i thënë ‘palaço’.

Bardhi i tha se Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.

“Palaço mua më ka thënë krye mafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj hajdute!

Ata duan t’i japin kohë Ahmetajt që të prishë provat. Rama duhet të vijë që të japë llogari së si po shkojnë negociauat. Duhet të vijë që të japë llogari për udhëtimet e Damian Gjiknurit. Se kisha vënë një sfidë me Gjiknurin, se më tha; o ti ose unë dhe vërteto udhëtimet me Mërtirin dhe Zoton. U vërtetuan udhëtimet. Ndaj s’ka ardhur këtu. Më mirë të lërë mandatin”, tha Bardhi.

Zjarr Tv Ad