Ulsi Manja-opozitës: Mos na e merrni heshtjen për dobësi, respektojmë drejtësinë

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, iu drejtua deputetëve opozitarë ku tha se heshtja e mazhorancës në lidhje me çështjen Ahmetaj ka të bëjë me respektin për drejtësinë. Prandaj ai i kërkoi kundërshtarëve politikë që të mos e marrin atë për dobësi.

“Heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo me respektin për një pjesë të këtyre kolegëve këtej sepse kur të vijë puna për të na bërë moral për ndershmërinë, politikën dhe drejtësinë, e juaja këtej është fundi i parlamentarizmin”, u shpreh Manja.

Më tej ministri i Drejtësisë shtoi se:

“Kjo që bëni ju sot të nderuar kolegë është shërbimi më i mirë që i bëni anti-shtetit, që i bëni krimin, sepse këtë porosi keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit kërkoni të përcillni sot në këtë sallë parlamenti.

Ndaj zonja kryetare, drejtësia të bëjë punën e vet, ky parlament duhet të merret me punën që i takon. Të merremi me rendin e ditës sepse retorika e krahut të djathtë këtu, i shërben krimit dhe vetëm krimit, i shërben mbulimit të të vërtetës dhe nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punën e vet. Mos e merrni heshtjen tonë për dobësi sepse është respekt për drejtësinë dhe ligjin”

Zjarr Tv Ad