Paloka paralajmëron shtator betejash: Sali Berisha kur i hyn një rruge nuk kthehet mbrapsht

0
513
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka paralajmëruar një shtator betejash.

Në një intervistë me skype për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma ai tha se protestat do jenë një nga instrumentët kryesorë të betejës opozitare por jo të vetmet.

Paloka shtoi se në shtator PD do të mbajë dhe preleminaret për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore që do të mbahen 2023.

“Strukturat po përgatiten për një shtator betejash, jo si ato të Lulzim Bashës. Nuk janë vetëm protestat aktiviteti i opozitës. Protestat do jenë thelbësore por nuk do jenë vetëm ato. Do ketë një kombinim.Ne në fund të shtatorit do bëjmë preleminaret për të zgjedhur kandidatët për pushtetion lokal.

Sot kemi një front anti-Ramë, anti-qeveri që sot e shohin se është domosdoshmëri largimi i kësaj qeverie përndryshe do të shkojmë në një humnerë pa kthim. Fronti po përgatitet për një përballje të fortë me këtë qeveri. Synimi i opozitës është vetëm një, rrëzimi i kësaj qeveri nëse mundemi dhe tu japim mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë. Sa të jetë Rama në pushtet kjo e drejtë do tu mohohet qytetarëve shqiptarë. Nuk është betëjë e lehtë por ne kësaj beteje do ti hyjmë dhe kam besim që Sali Berisha kur i hyn një rruge nuk do të kthehet pas”, u shpreh Paloka.

Zjarr Tv Ad