Paloka përbuz Bashën/ “Nuk e llogaris fare”

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, gjatë një interviste televizive shprehu qëndrimin e tij rreth rikthimit në skenën politike të Lulzim Bashës, ish-kreut të PD-së.

Paloka foli me përbuzje për Bashën, teksa tha se “nuk e llogarit fare”, pasi është “pjesë e lojës” për të mbajtur peng PD-në.

Sipas tij, PD-ja e Bashës është e blerë ose shantazhohet për t’iu nënshtruar kryeministrit Rama.

“Bashën nuk e llogaris fare, është pjesë e kësaj loje. Është rotacion pas Alibeajt për t’i shërbyer Ramës. Është një grupim që paguhet ose është nën presion për t’i shërbyer Ramës. Këtë e ka kuptuar çdo njeri.

Nëse mjafton të vishesh si Zelensky dhe të mbledhësh disa njerëz nuk mund të bësh sikur ke ardhur nga Marsi. Le ta lëmë te qesharakja. Do Lulzim Basha të rikthehet në politikë? E drejta e gjithkujt. Poshtërsia qëndron ku kërkon të vijë në shtëpinë tonë dhe të kërkojë të drejtojë. Nëse nuk të pëlqejnë idealet tona merri mbështetësit e tu dhe na lër ne antiamerikanëve në thonjëza te partia jonë. Nëse do të rikthehet të hapë një parti të vetën dhe t’i mbushë mendjen shqiptarëve që është ky i riu që do ndryshojë Shqipërinë”, theksoi Paloka.

Zjarr Tv Ad