Sipas informacioneve të dhëna nga unfirmat blu, zjarri ka rënë rreth 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Por nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi Lulëzim Canaj, rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid.
Bëhet me dije se flakët kanë nisur nga banesa e 60-vjeçarit i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga një sëmundje e rëndë, e për shkak të mjekimeve kishte pamundësi fizike për të lëvizur.
VIDEO: