Automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm.
Korespondenti i “Panorama.al” raporton se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Mësohet se ai e kishte parkuar makinën në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës.
Policia ka nisur hetimet, teksa nuk ka ende detaje mbi shkaqet.
Njoftimi nga policia e Lezhës
Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.