Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga bashkëshorti: Kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie

0
967
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari ka konfirmuar divorcin me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin kanë dhe një vajzë.

E pyetur se është përfolur shumë për ndarjen e saj dhe se a është një lajm i vërtetë, Rudina u shpreh se ata ruajnë një respekt për njëri- tjetrin, duke treguar kështu se rrugët e tyre janë ndarë.

“E kam shprehur unë që kam pasur vështirësi në këtë marrëdhënie e nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur por ajo çka mund të them që ne kemi pasur fatin e privilegjin që njihemi për kaq shumë kohë bashkë e në thelb kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri tjetrit, e ja kemi transmetuar dhe gocës dhe ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.

Nuk i kam fare problem këto lajme se kur je person publik duhet ti përballosh. Një ditë do s’do do të dalë e kur të përballesh më mirë të jesh e drejtpërdrejtë se sa ti bësh bisht”, u shpreh ajo në “D-Night”.

Zjarr Tv Ad