Panairi i makinave në Detroit, mungon Volkswagen

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prodhuesit thuajse i kanë braktisur makinat kompakte dhe sedanët, në një masë të madhe të tregut amerikano-verior, e këtë e tregonin edhe modelet e paraqitura në ekspozitë. Kamionçinat dhe fuoristradat dominonin në shfaqjen më të hershme dhe më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Volkswageni ishte po ashtu i pranishëm, me një Passat të ri të tij.

Fordi prezantoi për të parën herë “Explorer SUV” të ridizenjuar, përfshirë një version hibrid.

Fiat Chrysler zbuloi gjithashtu dizenjot e reja të modelit më të madh dhe popullor të tij, kamionçinës Ram.

Për ata që kërkojnë alternativa, prodhuesit e automobilëve prezantonin edhe makina sportive dhe nostalgjike.

Përveç Volkswagenit, prodhuesit gjermanë të automobilëve e braktisën këtë vit ekspozitën e Detroitit, kjo edhe për shkak të disa ngjarjeve konkurrente në Nju Jork, Miami, Las Vegas, etj..

 

Zjarr Tv Ad