Elbasan/ Protesta e Studentëve: Pedagogët na kërcënojnë me mungesa

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe në qytetin e Elbasanit studentët vijojnë të protestojnë dhe një prej tyre sot ka denoncuar një kërcënim, që sipas tij, ka ardhur nga pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Një student i fakultetit të Infermierisë në Elbasan duke folur për gazetarin e “BalkanWeb”, Fatmir Popja shprehet se ata janë kërcënuar me mungesa nga pedagogët.

Kjo sipas studentit Visar Jashari, është në kundërshtim të plotë me urdhrin e dekanit, i cili kishte njoftuar më parë se mungesat e tyre nuk do të merren.

Krahas Elbasanit, protesta vijon edhe në disa fakultete në Tiranë, ku studentët kanë zgjedhur të ngujohen brenda ambienteve deri në përmbushjen e kushteve.

Zjarr Tv Ad