Thursday, May 9, 2024
Home LAJME Panama Papers/ Flet për herë të parë personi që bëri zbulimet e...

Panama Papers/ Flet për herë të parë personi që bëri zbulimet e Mossack Fonesca

0
670
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Burimi anonim që qëndron prapa rrjedhjeve të letrave të Panamasë ka folur për herë të parë, duke u ofruar ndihmë autoriteteve ligjore që të bëjnë persekutime në shkëmbim të imunitetit.

BBC shkruan se, në një komunikatë për media prej një mijë e 800 fjalëve, “John Doe” zbulon se ai nuk ka punuar kurrë për ndonjë agjenci të spiunimit apo qeveri. Ai fillon komunikatën e vet duke iu referuar “barazisë në të ardhurave” si film.Letrat e Panamasë kanë zbuluar se disa njerëz të pasur i përdorin firmat jashtë shtetit për t’iu shmangur tatimeve dhe sanksioneve.

Letrat i takojnë firmës ligjore “Mosscak Fonesca”, e cila mohon të këtë bërë ndonjë të keqe, dhe thotë se është viktimë e hakërimit. Letrat ishin hetuar nga qindra gazetarë hetues, përfshirë edhe ata të BBC-së, të cilët kanë punuar fshehurazi me Partneritetin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hetues për muaj të tërë. Edhe pse emri “John Doe” përdoret, gjinia e burimit nuk është bërë e ditur.

m.a

 

panama

 

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad