Lidhur me ndryshimet e njëanshme kushtetuese nga Rama, ish ministri i LSI-së Edmond Panarit ka përkrahur qëndrimin e spektrit politik të Evropës së Bashkuar, ku sipas saj u prish konsensusi me Opozitën Reale.
Në postimin etij në Facebook, Panariti thekson se Fronti më i madh Politik Evropian e dënoi këtë këtë farsë dhe puç kushtetues, duke u shprehur se ‘Nuk ka dy Opozita! Por një dhe vetëm një, ajo e votuara’.
Postimi i plotë i Edmond Panatritit:
Shumica e Partive të spektrit politik të Evropës së Bashkuar (fronti i PPE) është shumë e qartë!
U prish konsensusi me Opozitën Reale! Prandaj kushtetuta u ndryshua në mënyrë të një anëshme.
Pra Fronti më i madh Politik Evropian duke dënuar këtë farsë dhe puç kushtetues shprehet se :
Nuk ka dy Opozita! Por një dhe vetëm një, ajo e votuara.
Ajo sot ndodhet në një front unik! Fronti i madh opozitar.
Opozita reale nuk ndodhet në parlament dhe prandaj ky është i delegjitimuar qoftë ne frymë (nuk është pluralist) qoftë në përmbajtje nuk i ka mandatet përfaqësuese nga forcat e votuara nga zgjedhësit në 2017
Prandaj fund teatrove të rrezikëshme dhe destabilizuese.