Pandeli Majko nxehet dhe bërtet: Çdolloj hungërruesi ta dijë mirë që ne jemi ata që nuk kemi frikë…

0
1690
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I renditur i 19 në listën e PS-së për Tiranën, Pandeli Majko ka zbuluar arsyet që pse shqiptarët sipas tij, duhet të votojnë socialistët në zgjedhjet e 25 Prillit. Teksa kujton xhaxhanë e tij partizan, Majko thotë se qeveria e Edi Ramës, ka punuar pa ndasi për të majtën dhe të djathtën, e duke sjellë si shembull konkret të përndjekurit politik.

Pjesë nga fjala e Majkos:

Të dashur vëllezër dhe motra, tani ka filluar numërimi mbrapsht, shumë shpejt vendin e fjalëve do e zërë vendimi në fletën e votimit. Xhaxhai im sot nuk jeton më, ka qenë që 14 vjeç partizan, sa herë e pyesja ”o xhaxha do të tregosh sa trima keni qenë”, qeshte dhe më thoshte ”e rëndësishme është që nuk kemi qenë frikacakë”.

Çdolloj hungërruesi duhet ta dijë që ne jemi nga ana që nuk kemi frikë, te qendra e votimit nuk do të shkojmë vetëm për vete, vetëm për shtresën e të majtës, po të shikoni te PD çdo ditë shkuhet nga një dështim i qeverisë Rama, por mungon diçka, dështimi jonë me shtresën e të përndjekurve. E pra ne e dimë shumë mirë që me të përndjekurit nuk kemi shumë vota, mos të guxojë njeri të na thojë që skemi bërë gjë për të përndjekurit.

Ne e kemi parë qeverisjen jo vetëm për të majtët, por edhe për të djathtët. Ndaj ne e ftojmë Lulzim Bashën që të ulet me ne dhe të bashkëpunojmë, pasi zgjedhjet do të fitohen nga e ardhmja e shqiptarëve.

Sot unë nuk dua të flas më gjatë, me siguri që ju doni që unë tiu them votoni për këtë dhe për atë, e vërteta është që 19 jam unë në listë, por 12 jeni ju, jemi ne, është e ardhmja jonë, e ardhmja e Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad