Pandemia në Ballkan/Rumania nuk gjen qetësi, regjistron 1298 raste të reja dhe 40 vdekje

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni I koronavirusit vazhdon të mbajë të gjunjëzuar Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar më shumë se 1000 raste të reja të prekur nga Covid, saktësisht 1298.

Sipas autoriteteve shëndetësore, u raportuan edhe 40 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 3721, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 89 891, gjithashtu janë shëruar edhe mbi 38700 pacientë.

Sllovenia ka raportuar sot për 55 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë Covid.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 2979 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 134. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2359.

Mali zi raportoi dje për 84 raste pozitive, dyfish më shumë se një ditë më parë dhe 2 viktima Covid, për një total prej 4917 të prekurish nga infeksioni dhe 102 vdekje që prej fillimit të pandemisë

Zjarr Tv Ad