Panik në prag të sfidës Argjentinë-Meksikë/ Bie zjarr në një kantier ndërtimi pranë stadiumit ku luhet ndeshja

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një kantier ndërtimi ishullin Qetaifan në Katar, shumë pranë qytetit Lusail ku do të zhvillohet në mbrëmje edhe ndeshja Argjentinë-Meksikë.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, tymi ka mbuluar qiellin pranë qytetit Lusail.

Kantieri i ndërtimit ndodhet shumë pranë një “fan zone” të tifozëve të Argjentinës, çka ka shkaktuar panik tek ata.

Vetëm pak pas zjarrit, ka reaguar Ministria e Brendshme e Katarit e cila tha se flakët janë vendosur nën kontroll.

“Mbrojtja Civile ka vendosur nën kontroll zjarrin në një pallat në ndërtim në ishullin Qetaifan. Nuk ka viktima” – thuhet në njoftimin e MInistrisë së Brendshme në Twitter.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Zjarr Tv Ad