Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë Lezhë në një intervistë për “Aldo Morning Show” ka folur mbi temën e ditës së sotme nëse policia duhet të jetë gjithmonë korrekte apo duhet edhe të tregohet tolerante në raste kur njerëzit mund të kenë probleme, familjare apo shëndetësore.
Ai shprehet se policia mund të jetë tolerante, por kjo varet edhe nga vendi se ku ndodh shkelja. Megjithatë ai ka thënë se në një moment të gjithë bëhemi shkelës, madje edhe ai vetë ka një muaj pa patentë pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Aldo: A ka ndonjë marzhë tolerancë, apo s’do me ditë ligji
Pjerin Ndreu: Marzhi i tolerancës është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare. Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa ekstreme në këto raste, por në përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence, Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth.
Aldo: E qartë, por është ai paniku që të kap
Pjerin Ndreu: Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë.
Aldo: Sado që ti i di rregullat mirë, prapë “të ikën truri” kur i thonë.
Pjerin Ndreu: Po është e vërtetë kjo, por duhet të kihet parasysh dendësia e trafikut dhe kryqëzimi duhet të kihet parasysh në këto raste. Nëse semafori është i bllokuar mund të kalojnë njerëz te semaforët ose mund të vijnë makina te krahu tjetër dhe të krijohet një situatë akoma më e rëndë seç e ke.
Aldo: Një sekret që kam zbuluar unë, nuk ka njeri pa gjoba në këtë vend. Jo në këtë vend por në të gjithë botën.
Pjerin Ndreu: Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr.
Pjerin Ndreu: Për shkelje në trafik.
Aldo: Ja fut kot! Seriozisht e ke?! Po s’të njohin?
Pjerin Ndreu: Më njohin, por shkelja ishte përtej limitit të tolerancës.