Një grup prej 8 personash nga Shqipëria janë sulmuar fizikisht në Beograd, teksa po ktheheshin nga Parada e Krenarisë e organizuar nga LGBTI për në hotelin ku po qëndronin.
Raportohet se dy prej tyre ndodhen aktualisht në spital, ndërsa sulmuesit janë identifikuar si ekstremistë serbë. 2 prej tyre ndodhen në spital aktualisht. Sulmuesit kanë qenë ekstremistë serb.
Ata janë sulmuar 10 metra larg nga policia, e cila nuk ka ndërhyrë. Më vonë ka ndërhyrë një patrullë e policisë rrugore. Aktualisht policia po merr deklarimin e të gjithë grupit. Sakaq, në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një numër i madh i të rinjve që tentojnë të shkojnë drejt Tasmajdanit, ku pas koncertit mblidhen pjesëmarrësit e Paradës së Krenarisë.
Europride ka nisur rreth orës 17:30 dhe policia është në këmbë në të gjitha kryqëzimet e mundshme. Më herët katër kundërshtarë të Krenarisë me ikona dhe kryqe në duar u përplasën me aktivistët LGBT para Gjykatës Kushtetuese.
Burimi:BalkanWeb