Deputeti socialist në “hall” me kravatën, s’hyn në Parlament pa e rregulluar! Kolegu i tij qëndron tek dera, derisa…

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj bën pjesë tek ai grup ligjvënësish, që i ka të rralla daljet publike, ndërsa në sallën e Parlamentit qëndron pasiv.

Por pavarësisht daljeve të rralla, Sinaj duket se kujdeset shumë për paraqitjen e tij të jashtme, për të qenë sa më i rregullt. Ai është fotografuar nga paparazzi i Panorama Plus, teksa has vështirësi në rregullimin e kravatës.

Ai ka ndaluar në shkallët e Parlamentit për të kaluar disa minuta në bisedë me kolegun e tij dhe ka përfituar nga rasti që të sistemojë edhe kollaren.

Nuk e dimë nëse është kolegu i tij që ia jep këtë këshillë apo vetë deputeti i Vlorës e ka evidentuar këtë ‘problem’ te veshja dhe ka vendosur të ndërhyjë menjëherë.

Por ajo që mund të themi me siguri është fakti se Sinaj, nuk mund t’ia lejojë vetes një parregullsi, sado e vogël që të jetë.

Burimi:PanoramaPlus.al

Zjarr Tv Ad