Paradë mode në Gjykatë/ Video skandaloze në Tik-Tok, të hënën mbahet seanca për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, çfarë pritet të ndodhë?

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e hënë, është caktuar seanca gjyqësore për gjyqtaren në detyrë të Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kapedani është në hetim për “shkelje të etikës” dhe “shpërdorim detyre”, pasi pak ditë më parë iu publikuan disa video, të cilat vetë Kapedani i kishte postuar në rrjetin social Tik-Tok.

Në pamjet e publikuara, gjyqtarja shfaqet me zë dhe figurë, ku shihet të këndojë e kërcejë më këngë “gangsta” në sfond, teksa bën veprime të pahijshme.

Pamjet ishin filmuar me celular si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, po ashtu dhe në ambiente të tjera në makinë apo diku gjetkë.

Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “Tik-Tok” duke thënë se pamjet janë të montuara.

Më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi procesin për shkarkimin e Enkeleda Kapedanit dhe relator për çështjen e saj është zgjedhur gjyqtari Maksim Qoku. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar nga KLGJ-ja që kryegjyqtarja e Elbasanit të shkarkohet nga detyra.

 

Zjarr Tv Ad