Shokon Agron Shehaj, zbulon ku gaboi PD dhe bën premtimin e madh…

0
279
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, premton se nëse ai do të jetë kryetar i PD-së, partia do të ketë demokraci, meritokraci dhe çdo vendim do të merret me votën e anëtarësisë.

Shehaj ka marrë shkas nga një takim me një grup demokratësh në Kavajë, të cilët të zhgënjyer kanë shprehur shqetësimet e tyre.

“Cili është ndryshimi midis PS-së dhe PD-së? Kur ti nuk ke demokraci brenda llojit! Kjo është Partia Demokratike? Këto janë demokratët e Kavajës?”, – shprehet qytetari.

Një tjetër demokrat i zhgënjyer kujton, kohën kur PD ka djegur mandatet.

“Ne ndërmorëm shumë kauza dhe dështuam, procedura që ndoqi PD me djegien e mandateve ishte në autogol i pastër dhe asgjë më tepër.”, – shprehet një tjetër qytetar. “Lufta” brenda Partisë Demokratike, për karrigen e kreu të partisë vazhdon!

Katër kandidatët, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për postin drejtues në PD dhe zgjedhjet do të zhvillohen më më 13 Qershor.

Zjarr Tv Ad