Paralajmërimi i fortë i Spartak Ngjelës, para zgjedhjeve të 25 Prillit…

0
3257
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar zhvillimet që po ndodhin në vendin tone, para zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas avokatit, ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që partitë e mëdha, të përdorin paratë e korrupsionit për 25 Prillin dhe se këtu do të hyjë në lojë SPAK.

Postimi i plotë i Ngjelës:

“Shenjat nuk se janë të mira për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryesorja është se zgjedhjet do të administrohen vetëm nga dy partitë e mëdha: ky është një turp i stërzgjatur në Shqipëri.

Por, në të njëjtën kohë, krerët e këtyre partive, janë të gjithë subjekte të kontrollit të pasurisë nëpërmjet hetimit të SPAK-ut, dhe këtu ka një diç të brendshëm që mbetet pa burim informacioni. Kjo sepse, nëse SPAK-u e fillon punën e hetimit, asnjëri prej tyre nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

E dinë këta krerë këtë? Ata e dinë, por bëjnë sikur nuk ndodh gjë me ta, edhe pse së brendshmi kuptohet që janë të shqetësuar.

Por, brenda këtij procesi, pyetja që ngre ekspertiza ndërkombëtare para politikave të mëdha ndërkombëtare, është kjo: a do të lejohet korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri që të hedhë në zgjedhjet e 25 prillit paratë e fituara me korrupsion shtetëror?

Politika ndërkombëtare thotë se, këta nuk do të lejohen më që të blejnë zgjedhjet në Shqipëri, me paratë e korruosionit shtetëror. Po, ku e mbështesin këta këtë besim?

Zjarr Tv Ad