Paralajmërimi i Metës: Parlamenti shpërndahet me një dekret, po afron dita e referendumit

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Parlamenti shpërndahet me një dekret’.

Kështu u shpreh presidenti i vendit, Ilir Meta, duke thënë se një bandë uzurpatorësh po përdhosin Kushtetutën prej dy vitesh.

Meta tha se në momentin e duhur do i drejtohet popullit dhe gjithë botës në mbrojtje të demokracisë.

“Po afron dita e referendumit”, tha Meta.

“Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”, theksoi Meta.

“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori, dita kur populli votoi me referendum Kushtetutën, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi Kushtetutë si President ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad