Shpallen fituesit e muzikës country, ja kush e rrëmbeu çmimin e madh

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Bridgestone Arena” në Nashville është mbajtur ceremonia e përvitshme ndarjes së çmimeve për muzikën country.

Emrat më të mëdhenj të muzikës amerikane u ngjitën në skenë, në një mbrëmje që përkoi me 53-vjetorin e CMA Awards.

Garth Brooks mori vlerësimin më të madh, “Entertainer of Year”, ndërsa  albumi i vitit shkoi për Maren Morris.

Më herët gjatë mbrëmjes, Kacey Musgraves fitoi çmimin “Video e Vitit” me këngën “Rainbow” , ndërsa Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus u vlerësuan me “Musical Event of Year” për remixin e tyre të “Old Town Road”.

Ylli i muzikës country Blake Shelton rrëmbeu trofeun “Singel of the year” me këngën “God’s Country”, ndërsa vokali më i mirë shkoi për Old Dominion.

Në shfaqje dhuruan spektakël me performancën e tyre edhe këngëtaret: Miranda Lambert, Pink, McEntire, Underwood dhe Kelsea Ballerini e shumë të tjerë.

Zjarr Tv Ad