Ish-ministri i PD Tritan Shehu, reagon për “urdhrin” e kryeministrit Edi Rama për vaksinimin e studentëve. Sipas asaj që kreu i qeverisë deklaroi përsëri sot, studentët që nuk vaksinohen nuk do të mund të kthehen në auditore fizikisht.
“Po, eshte arbitrare, sepse eshte urdher i pa bazuar ne kushtetute, shkelje te drejtave, ndoshta dhe i demshem per shendetin. E kam ngritur disa here kete, se pari shteti u shpjegon qartesisht qytetareve strategjine e tij, sigurine qe u jep, cfare masash ka marre e cfare u ofron, e me tej vendos masa detyruese, edhe keto fleksibile per kete rast”, shkruan Tritan Shehu ndër të tjera.
Më tej, ish-ministri thotë se qeveria para se të njoftojë masa të tilla, duhet të sigurojë vaksina vetëm të certifikuara nga EMA, të vendosë çfarë do bëhet me ata që janë vaksinuar me vaksina kineze dhe ruse, si dhe çfarë do bëhet me shkollat e mesme.
Shënimi i plotë i Tritan Shehut:
Covid: Eshte shkelje e rende te kercenosh si Rama: “kush nuk vaksinohet nuk hyn ne auditor”, pa paraqitur nje strategji vaksinimi!
Po, eshte arbitrare, sepse eshte urdher i pa bazuar ne kushtetute, shkelje te drejtave, ndoshta dhe i demshem per shendetin.
E kam ngritur disa here kete, se pari shteti u shpjegon qartesisht qytetareve strategjine e tij, sigurine qe u jep, cfare masash ka marre e cfare u ofron, e me tej vendos masa detyruese, edhe keto fleksibile per kete rast.
Aktualisht jemi nje nga vendet me numrin me te ulet te vaksinimeve ne Bote, vetem me 25% te popullesise me vaksinim te plote, dhe keto ne shumicen dermuese me vaksinat kineze te pa certifikuara e te pa pranuara nga Europa e Perendimi.
Pra shteti perpara se te mare nje mase te tille penalizuese ndaj qytetareve duhet:
1-Te siguroje per te gjithe qytetaret vetem vaksina te certifikuara nga EMA, te aplikuara sipas llojit ne baze te indikacioneve te tyre per grup mosha, gjendjes shendetesore etj, sic po e realizon edhe Kosova.
Gje qe kerkon per Shqiperine mbi 5,5 Milion doza, krejt e realizueshme kjo edhe tashti mbas kaq vonese, pergjegjese per te cilen eshte vetem Qeveria.
2-Te deklaroje cfare do te behet me ata, qe jane vaksinuar me ato vaksina te pa efekeshme e te pa pranueshme sipas Perendimit, qytetare, pedagoge e studente keta.
Psh. a do te lejohen ata te hyjne ne auditore me ato vaksina, qe mund te jete placebo.
Ne fakt keta duhet te trajtohen si te pa vaksinuarit e tu ofrohet rivaksinim i plote me vaksina te sigurta, gje qe po e ben edhe Turqia.
3-Po per shkollat e mesme cfare do te behet? Ne fakt duhet vepruar si ne vendet e tjera, edhe si ne Kosove, duke ulur moshen e vaksinimit ne 12 vjec.
Fatkeqesisht edhe per kete pike ka vetem heshtje nga Qeveria e “Komiteti”, per te mos folur sot edhe per “dozen e trete”.
Mbasi shteti te kete realizuar keto detyrime ndaj qytetareve, nxenesve, studenteve, mesuesve a pedagogeve, mund te hapet diskutimi per ndalimin e hyrjes neper klasa.
Une jam per “Green Pass”, por vetem atehere kur realizohen konditat, vetem mbi bazen e asaj metodike, qe po aplikohet ne vendet e BE.
Por jo pa strategji, pa transparence e diskutim, pa siguri, duke detyruar njerezit tu injektohen vaksina te pa certifikuara nga EMA, se paku shume te dyshimta keto.
Kjo mund te quhet edhe talebanizem!