Paralajmërimi i Sekretarit të partisë së Lirisë: Tubimi i parë i një turi protestash në vend

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të nisjes së protestës së organizuar nga Partia e Lirisë, Sekretari Organizativ i kësaj force Endrit Braimllari ka paralajmëruar se ky organizim do të jetë i pari i një turi protestash në vend.

Braimllari tha se shtimi i forcave të policisë pranë inceneratorit të Tiranës “tregon frikën e regjimit që ka vjedhur 130 milionë euro në këtë vend në të cilin nuk ekziston asnjë incenerator, por ka vetëm një landfill”.

Nuk kemi ardhur të bëjmë protestë të dhunshme, shtimi i forcave policore tregon frikën e regjimit. Protesta do jetë paqësore. Pjesëmarrja e qytetarëve do jetë masive. Këtu nuk ka incenerator, është akoma landfill. Kanë vendosur një tabelë këtu. Kjo tabela ka kushtuar 130 mln euro. Me taksat e qytetarëve është abuzuar, taksat janë vjedhur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Kjo është një çështje përtej flamujve partiakë.

Kjo është protesta e parë ë një ‘turi’ protestash, dhe për fat të keq rilindja ka lënë pas një mori vendesh krimi. Protesta vjen si rrjedhojë e kërkesës së qytetarëve. Do të jetë zëri i tyre që do dominojë këtë protestë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad