Paralajmërimi nga ish-prokurori: Ta harrojmë ekstradimin e Ahmetajt, nëse…

0
604
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, paralajmëroi se nëse Arben Ahmetaj kërkon azil në vendin ku ka shkuar dhe i miratohet, atëherë ekstradimi drejt Shqipërisë duhet të harrohet.

Komenti i Becit vjen në një kohë kur SPAK i ka dorëzuar “urdhër-arrestin” për Ahmetajn, Policisë së Shtetit, e cila fillimisht duhet të verifikojë nëse ish-zv.Kryeministri ndodhet ose jo në Shqipëri, pastaj të gjejë vendndodhjen e tij dhe më pas të shpallë kërkimin ndërkombëtar.

“Çdo ditë që kalon duhet theksuar se do duhet të operohet sa më shpejtë nga organet e drejtësisë. Pasi merr dokumentet e duhura Prokuroria e Posaçme do bëjë shpalljen në kërkim ndërkombëtar, e cila kërkon rreth 10 ditë.

Nëse ndodhet në Britani, kemi një marrëveshje për ekstradimin, kështu që është i lehtë ky proces. Nga Kanadaja nuk kemi një marrëveshje të tillë.

Në rast se Ahmetaj arrestohet në Rumani, ai nuk ekstradohet pasi i bie që është shtetas rumun. Sipas aludimeve, nëse ka pasaportë rumune, që të jemi të qartë. Nëse bën kërkesë për azil dhe i pranohet, të harrohet procesi i ekstradimit”, u shpreh Beci.

Zjarr Tv Ad