Paralajmëron Policia rrugore: Gjobë deri në 100 mijë lekë për këdo që hedh mbeturina nga dritarja e makinës

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Rrugore Tiranë ka njoftuar se do të ketë gjoba deri në 100 mijë lekë të vjetra për këdo që hedh mbeturina nga dritarja e makinës.

“Policia Rrugore është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje.

Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor. Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!”, thuhet në komunikatën e policisë.

Zjarr Tv Ad