Parashikimi për 5 ditët në vijim/Reshje dëbore deri në bregdet

0
222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një javë e vështirë me mot të acartë na pret përpara. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se Rajoni i Ballkanit do të përfshihet si rrallë herë nga masa ajrore me origjinë arktike të cilat do të sjellin reshje dëbore deri në bregdet dhe temperatura të acarta.

Dita e Premte parashikohet me mot të kthjellët dhe shtim gradual të vranësirave në mbrëmje.

Dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët. Në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti.

Kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së Diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Nga dita e Hënë deri ditën e Enjte parashikohet mot i kthjellët me temperatura të acarta.

Paralajmërim: Ngricat e forta që do të jenë prezente për ditë me radhë në të gjithë territorin mund të sjellin probleme në të gjitha akset rrugore.

 

Zjarr Tv Ad