Pas Leonardo di Caprio-s reagon Ellie Goulding kundër vendimit të qeverisë për hidrocentralet në lumin Vjosë

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak kohë më parë, aktori i famshëm i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio reagoi kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, për të cilin  shkruante se është një ndër lumenjtë e fundit të egër në Evropë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore, Ellie Goulding, në mbrojtje të lumit Vjosa. Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video me pamje të shkëputura nga Vjosa dhe protestat që janë organizuar për mbrojtjen e lumit. “Gjithçka që bëjmë ka ndikim tek njerëzit dhe planeti. Industria e veshjes është ndër abuzuesit dhe ndotësit më të këqinj që shkakton krizën klimaterike.

“Patagonia Europe” ka për qëllim që të përdorë burimet e tyre, zërin dhe biznesin e tyre për të bërë diçka në lidhje me krizën tonë të klimës.

Gjithashtu ka përdorur zërin e saj në filmin “Blue Heart”, që synon të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik.

Gadishullit Ballkanik është shtëpia e disa prej lumenjve të fundit të egër në Evropë, që janë nën kërcënim nga më shumë se 3.000 projekte hidrocentralesh, të cilat do të shkatërronin jo vetëm zonat e gjera natyrore të paprekura më parë, por edhe kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit”- shkroi këngëtarja.

 

 

Zjarr Tv Ad